TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 21:49

“PD-ja sot është shembur”, Edvin Kulluri: Berisha nuk merr më shumë se 3 bashki, i ka mbetur vetëm një kolonë

Shkruar nga Pamfleti

“PD-ja sot është shembur”, Edvin Kulluri: Berisha nuk merr

Edvin Kulluri ka komentuar procesin zgjedhor të zhvilluar ditën e sotme në vendin tonë. Në një studio televizive, ai tha se PD-ja është shembur dhe i ka mbetur vetëm një kolonë, ajo e Shkodrës.

Kulluri shtoi gjithashtu se PD nuk do të marrë më shumë se tre bashki.

Sot PD është shembur. I ka mbetur vetëm një kolonë në Shkodër. Mund të fitojë edhe dy apo tre bashki. Ky është fundi”, u shpreh shkurtimisht Kulluri. Sakaq, kujtojmë që deri më tani kanë dalë rezultatet në tre bashkitë Vorë, Kamëz dhe Elbasan ku votimi ishte në mënyrë elektronike.

Në këto tre bashki PS arriti të fitojë bindshëm. Në Vorë kandidati socialist ka triumfuar me rreth 75 përqind të votave përballë kundërshtarit opozitar, Indrit Hoxha që mori 23 përqind. Në Kamëz, Rakip Suli fitoi bindshëm si edhe Gledian Llatja në Elbasan përballë kandidatit të Berishës, Luçiano Boçit.

edvin kulluri zgjedhjet në shqipëri

Lini një Përgjigje