TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 22:58

Skënder Minxhozi: Rikthimi i Bashës në krye të PD nuk prodhon asgjë pozitive, do bëheshin bashkë dy humbës

Shkruar nga Pamfleti

Skënder Minxhozi: Rikthimi i Bashës në krye të PD nuk

Skënder Minxhozi ka komentuar zgjedhjet lokale që janë zhvilluar ditën e sotme në vendin tonë. Në “ABC News”, analisti është shprehur se rikthimi i Lulzim Bashës në krye të PD-së nuk do të prodhonte asgjë pozitive për demokratët.

Një humbësi të 14 majit do t’i rikthejmë në krah humbësin e 5 apo 6 zgjedhjeve të tjera rresht. Rikthimi i Bashës, bën bashkë dy humbës. Nuk prodhon një fitues. Problemi më i madh në PD është i treti. Nuk po them se nuk do të ndodhë, po them nuk duhet të ndodhë. Dy humbësa nuk zgjidhin gjë.

Edi Rama i ka mundur zhurmshëm që të gjithë këta nëse kjo konfirmohet. Është një humbje që nuk mund t’i atribuohet vetëm degradimit të njërit. Nëse ky rezultat konfirmohet kombëtarisht dhe jo në tre bashki, nuk mund të them që fituesi të thotë e humbi ai përballë se unë nuk fitova asnjë gjë.”, tha ai.

skënder minxhozi zgjedhjet lokale në shqipëri

Lini një Përgjigje