TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 22:27

I bllokuan rrugën, Salvador Kaçaj: Do dështojnë përpjekjet për terror të bandës Ndreu-Rama

Shkruar nga Pamfleti
I bllokuan rrugën, Salvador Kaçaj: Do dështojnë

Ish-kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj krah ish-kryeministrit Sali Berisha ka folur për sulmin e bërë ndaj tij në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Ai theksoi se është sulmuar nga një automjet pa targa, ndërsa akuzoi Pjerin Ndreun se bandat e tij  kërcënojnë në rrugët e Lezhës prej dy ditësh.

Ka ditë që në Lezhë, Mirditë dhe kudo ushtrohet terror nga eksponentë të shtetit. Kemi shpëtuar falë Zotit dhe falë manovrave të shoferit tim. Zoti na ka dhënë një jetë të dytë. Gjithë përpjekjet që kanë bërë banda Ndreu-Rama do të dështojnë dhe të jeni i sigurt se në qarkun e Lezhës rezultati do të jetë 3-0. Un njoh ligjet e Europës, por që të qarkullojnë makina pa targa nuk e kam parë në asnjë vend të botës. Na kanë ndjekur rreth 3 km, por nuk na arritën dot. Kjo nuk ka ndodhur as në vendet e Afrikës së Jugut kjo që ka ndodhur në Lezhë,. Që dy ditë më parë ka pasur kërcënime në Lezhë nga banditët e Pjerin Ndreut. Jam krenar për mbështetjen e që kam dhënë për Pashk Gjonin. Nuk e kam parë ndonjëherë veten në një pozicion të vështirë si përpara armës. Ata janë kriminelë e duan të marrin pushtetin me banda e kriminele. Nuk merret kështu pushteti. Kjo do shihet kur të numërohen votat. Në Lezhë rezultati do jetë spektakolar 3-0.”, tha ai.

 

salvador kaçaj sali berisha

Lini një Përgjigje