TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2024, 20:23

Vendimi për komisionet hetimore, Sula: Gjykata vërtetoi se ndryshimet e njëanshme u bënë për të mbuluar abuzimet

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për komisionet hetimore, Sula: Gjykata vërtetoi se ndryshimet

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Komisionet Hetimore parlamentare.

Ai shkruan se mazhoranca socialiste u kap sërish në anti-Kushtetueshmëri. Sula shprehet se Gjykata Kushtetuese kapi të gjithë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste në tentativë për t’i mohuar opozitës mekanizmin e kontrollit ndaj qeverisë.

"Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot ndryshimet e njëanshme të mazhorancës socialiste në Ligjin për Komisionet Hetimore. Ashtu si Prokuroria Speciale ka kapur zyrtarët e lartë socialistë duke abuzuar me detyrën, duke vjedhur fondet publike, Gjykata Kushtetuese kapi të gjithë Grupin Parlamentarë të Partisë Socialiste në tentativë për t’i mohuar opozitës mekanizmin e kontrollit ndaj qeverisë.

Gjykata Kushtetuese vërtetoi se ndryshimet e njëanshme në Ligjin për Komisionet Hetimore u bënë nga PS për të mbuluar abuzimet në strukturat e shtetit.

Praktika e ndjekur në dy komisionet hetimore aktuale kanë vërtetuar se ndryshimet e bëra nga mazhoranca i japin të drejtën e kontrollit shumicës dhe për rrjedhojë mohimin e transparencës për qytetarët”, shkruan deputeti në një postim në Facebook.

Lini një Përgjigje