TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Korrik 2024, 20:19

Rrëzimi i ligjit për komisionet hetimore, Tabaku: Uzurpimi i hapësirës kushtetuese dhe ligjore të opozitës është i destinuar të dështojë

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzimi i ligjit për komisionet hetimore, Tabaku: Uzurpimi i

Deputetja Jorida Tabaku ka përshëndetur sot vendimin e Kushtetueses për rrëzimin e ligjit për komisionet hetimore. Sipas saj, ky vendim është një tjetër hap që i jep mundësinë Kuvendit të Shqipërisë të rikthehet në shinat e funksionalitetit dhe kushtetueshmërisë.

Sipas saj, kriza artificiale që prodhoi mazhoranca në fillim duke mos lejuar ngritjen e komisioneve hetimore, pastaj duke sajuar një ligj me porosi për t’iu shmangur thelbit të ngritjes së Komisioneve u rrëzua përfundimisht sot.

Përgëzime të përzemërta koleges Çupi dhe këshilltarit ligjor në PD, Marash Logut, që edhe një herë dëshmuan drejtësinë e qëndrimit të Grupit Parlamentar të PD në lidhje me Komisionet Hetimore.

Fitorja, i jep shansin këtij kuvendi që të rikthehet drejt ligjshmërisë. Ndryshimet e njëanshme janë të destinuara të dështojnë. Uzurpimi i hapësirës kushtetuese dhe ligjore të opozitës është i destinuar të dështojë. Në sirtaret e kuvendit gjendet ende drafti që kam propozuar në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për Ligjin e Komisioneve Hetimore. Ndryshime të kryera mbas gjetjeve në komisionin e inceneratorëve dhe bisedës me ekspertët. Në drejtësinë e këtij vendimi është që kryetarja e parlamentit të nxjerrë në dritë atë propozim dhe ta diskutojmë për ta përmirësuar dhe rikthyer hapësirën e cunguar opozitës”, shkruan Tabaku.

Lini një Përgjigje