TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2026, 15:45

Vendimi i Kushtetueses për TikTok, Zhupa akuza Ramës: Tentoi të mbyllë debatin publik

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Kushtetueses për TikTok, Zhupa akuza Ramës: Tentoi të

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ndërprerjen e aksesit në platformën TikTok. Demokratja theksuar se gjykata konstatoi se masa përbënte kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit.

Në reagimin e saj, Zhupa falenderoi Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dhe Rrjetin Investigativ BIRN për dërgimin e çështjes në gjykim kushtetues.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese konstatoi se ndërprerja e aksesit në platformën TikTok përbën kufizim të lirisë së shprehjes dhe të shtypit. Falenderoj Asociacionin e Gazetarëve dhe Rrjetin Investigativ BIRN që e dërgoi në mënyrë të pavaruar në gjykim kushtetues”, u shpreh Zhupa.

Ajo shtoi se konstatimi se vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok ka cenuar lirinë e shprehjes përbën një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave themelore.

“Konstatimi se vendimi i qeverisë për mbylljen e TikTok ka cenuar lirinë e shprehjes është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave themelore”, deklaroi deputetja.

Sipas Zhupës, vendimi i Gjykatës Kushtetuese konfirmon qëndrimin e mëparshëm të opozitës se mbyllja e një rrjeti social si TikTok ishte një akt i rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe një veprim me motiv elektoral. 

Deputetja argumentoi gjithashtu se tentativa për të kufizuar platformën gjatë fushatës elektorale synonte të kufizonte hapësirën e debatit publik dhe të mbyllte zërat kritikë.

“Mbyllja e një rrjeti social si TikTok, vetëm sepse nuk kontrollohej dot nga pushteti, ishte një akt i rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe një veprim me motiv të pastër elektoral. Fushata elektorale duket se i trembi aq shumë sa u tentua censura dhe kufizimi i një platforme ku qytetarët shprehen lirshëm dhe ku propaganda nuk mund të kontrollohet me ‘report’, ‘shadowban’ apo aplikacione propagandistike”, deklaroi Zhupa.

Në reagimin e saj, ajo shtoi se ky mekanizëm u përdor për interesa elektorale, duke synuar ngushtimin e hapësirës për debat politik.

“Qartësisht një mekanizëm i vërtetuar sot që është përdorur për interesa elektorale duke mbyllur zërat kritikë ndaj qeverisë dhe duke ngushtësuar hapësirën e partive politike”, theksoi deputetja.

Në përfundim, Zhupa e cilësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një kujtesë të fortë për rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së shprehjes.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është një rikujtesë e fortë se liria e shprehjes nuk mund të cenohet me vendime politike dhe se frika e pushtetit ka arritur nivel alarmant”, përfundoi deputetja.

deputetja zhupa

1 Komente

  1. T
    Tafili nga Dibra.

    Tani u kujtua kushtetuesja për maskaradën Ramës. Po kur e mbylli tik tok un idjoti, ku ishit ju, apo jua ka vënë Rama koqet në bigë. Ju jeni maskarenjtë më të mëdhenj,që e shkelni kushtetutën me të dy këmbët.

    Lini një Përgjigje