TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2026, 13:38

Rritja e çmimit të karburantit, Ibrahimaj: Po i monitorojmë, bordi i transparencës do të ngrihet nëse do ketë abuzime

Shkruar nga Pamfleti
Rritja e çmimit të karburantit, Ibrahimaj: Po i monitorojmë,
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi pas mbledhjes së qeverisë se aktualisht nuk është e nevojshme ngritja e Bordit të Transparencës për çmimet e hidrokarbureve në vend.

Ajo u shpreh se, pavarësisht ndryshimeve të fundit të çmimeve të karburanteve si pasojë e zhvillimeve në Lindjen e Mesme, situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga institucionet. Sipas saj, nëse do të konstatohet rritje e pajustifikuar e çmimeve, atëherë do të merret në konsideratë rikthimi i Bordit të Transparencës.

Ibrahimaj bëri të ditur se qeveria ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të tregtarëve kryesorë të karburanteve dhe me Shoqatën e Hidrokarbureve për të diskutuar mbi rritjen e shpejtë të çmimeve gjatë javës së fundit.

“Diskutuam për situatën ekonomie në vend, për çmimet e karburanteve, kemi bërë një takim me tregtarët kryesorë dhe shoqatën e hidrokarbureve për të ngritur alertin për rritjen e shpejtë të çmimeve gjatë javës së fundit.

Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës që mos kalojmë në një situatë emergjente. Po monitorojmë në mënyrë ditore çmimet e bursave për hidrokarburet që hyjnë në vend.

Ende situata nuk është në nivel ngritje bordi transparence por nëse do ketë rritje të çmimeve do të duhet të hyjmë në atë regjim”, u shpreh ajo.

2 Komente

  1. T
    Tirona

    po ik o Delina a tkeqen.”notere” qeverisë ke qen që tek INSTAT,ke bo nomin me deformim të të dhënave,censusve etj etj. Ti o Delin a i shef çmimet nëpër botë e evropë?? A je bo naj her kurioze me gjet arsyen pse?? A ke bo llogarit naj her që ne pagujm taksën e qarkullimit 2 herë?? A e di ti që”noltmadhnia” juj po na pi gjakun përdit me çmim nafte e mielli. A ke naj të dhënë ti zonj sa ton importojm dhe nga cilat vene importojm.Delin fli gjum se sje për at pun

    1. A
      A.L

      Abuzimet kane kater dite qe kane filluar

      Lini një Përgjigje