Deputeti i partisë “Mundësia”, Agron Kapri, ishte edhe sot pranë banorëve të Rrjollit, të cilët e kanë zhvendosur protestën e tyre përpara Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Banorët kërkojnë hetim për çështjen e pronave të tyre në zonën e Velipojës, duke pretenduar se toka u është marrë në mënyrë të paligjshme.
Kapri deklaroi se SPAK duhet të marrë në shqyrtim këtë çështje, pasi sipas tij bëhet fjalë për përfshirje të zyrtarëve të lartë të shtetit në grabitjen e pronave të banorëve.
“6 javë dhe institucionet nuk reagojë. Policia ka përdorur dhunë sistematike bashkë me një polici private. SPAK ka besimin e shumicës. SPAK duhet të shohë pretendimet që nuk ka të bëjë vetëm me çështje pronësie por me grup të strukturuar kriminal. Si ndodh rastësisht zona el nga zonë e mbrojtur, si del rastësisht 1 tek pronar që paska 50 hektarë. Si ka mundësi që ky pronar qenka ish-drejtor hipoteke, si del rastësisht që e firmos Belinda Balluku këtë leje? Këtu kemi përfshirje të zyrtarëve të lartë të shtetit me biznese që u venë syrin një prone dhe thonë e duam këtu”, tha Kapri.
Lini një Përgjigje