TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2026, 19:18

Kuvendi “flakë” të enjten/ Brenda në seancë votimi për Ballukun, jashtë PD në protestë

Shkruar nga Pamfleti
Kuvendi “flakë” të enjten/ Brenda në seancë
Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë më 12 mars kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku, e cila do të jetë pika e parë e seancës plenare në orën 10:00. Në të njëjtën orë, Partia Demokratike ka thirrur protestë para Kuvendit.

Të enjten e 12 marsit, në Kuvendin e Shqipërisë mazhoranca pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Në njoftimin e rendit të ditës, Kuvendi bën me dije se kjo pikë do të jetë e para, fill pas nisjes së seancës në ora 10:00.

Sipas agjendës së Kuvendit, para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku.

Më pas opozita do të paraqesë raportin e hartuar nga anëtarët e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Po ashtu dhe shumica parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të paraqesin qëndrimin e tyre dhe më pas do të hidhet për votim.

Ky projektvendim kërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare do të mbahet po në datën 12 mars, ndërsa kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje mbështetësve demokratë që të mblidhen përpara Kuvendit.

Ora e protestës është njoftuar 10:00, e cila përkon me nisjen e seancës plenare.

Thirrjet e Berishës për protestuesit jashtë Kuvendit dhe paradite, ndryshe nga protestat e tjera kombëtare që janë zhvilluar në orët e pasdites, në fokus ka pikërisht votimin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Kuvendi “flakë” të enjten/ Brenda në seancë

 

kuvendi balluku

Lini një Përgjigje