Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend në një kohë. Malaj komentoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se vendi po përballet me një krizë politike dhe se dorëheqja, sipas tij, do të ishte një akt përgjegjësie.
“Kriza i ka hedhur rrënjët e veta. Shenjat e para të sëmundjes së një lideri të dështuar janë të shohësh armiq kudo. Sheh armiq ndërkombëtarë, brenda dhe jashtë partisë. Kjo psikozë do i kushtojë shtrenjtë nëse nuk jep dorëheqjen. Dorëheqja është shenjë atdhedashurie. Nëse do rrijë më gjatë do jetë më keq”, u shpreh Malaj në News24.
Megjithatë ai theksoi se nuk beson se vendi do të shkojë drejt destabilizimit, duke shtuar se qytetarët janë të zhgënjyer dhe shpesh zgjedhin emigrimin për shkak të mungesës së besimit te politika.
Sipas Malajt, përpjekjet për të dobësuar drejtësinë e re nuk do të kenë sukses.
“Është e pamundur që Rama të arrijë të shpërbëjë SPAK, siç u tentua dikur në Rumani. Nuk ka kthim pas. Ose do të bashkëpunojë sinqerisht me drejtësinë, ose do të ketë një fund politik të hidhur”, tha ai.
Në fund, Malaj shtoi se një nga arsyet kryesore të zhgënjimit të qytetarëve është perceptimi se paratë kriminale janë ndërthurur me pushtetin politik në vend.
Xhelozi e madhe e ka zënë këtë PIRAMIDALIN 96,97..qëkurse Rama nuk e punësoj në BSH. Ose e ka paguar Saliu shumë me firmat e vjedhjes së PRONAVE. Por Rama nuk PJERDH nga ky e berishizmi rrezik Kombëtar.