TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2026, 14:28

Lufta në Lindjen e Mesme, Presidenti Begaj udhëzon institucionet: Prioritet siguria e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti
Lufta në Lindjen e Mesme, Presidenti Begaj udhëzon institucionet:
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj po ndjek të gjitha zhvillimet lidhur me situatën e krijuar në Lindjen e Mesme. Në një reagim ekskluziv për Report Tv, Presidenca thotë se Begaj është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen.

Në reagimin e Presidencës thuhet se kreu i Shtetit ka udhëzuar angazhim dhe përkushtim të institucioneve, me fokus të veçantë te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet!”, kjo ka qenë kërkesa e Presidentit drejtuar të gjitha institucioneve.

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës po ndjek në vijimësi me vëmendje të shtuar zhvillimet dhe është në komunikim të vazhdueshëm institucional me të gjitha institucionet përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen. Kreu i Shtetit ka kërkuar informacion dhe është informuar në mënyrë të vazhdueshme mbi masat e marra nga institucionet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidenti i Republikës ka udhëzuar angazhim dhe përkushtim të institucioneve, me fokus të veçantë te qytetarët shqiptarë që ndodhen për arsye të ndryshme në rajonin e Lindjes së Mesme. Presidenti Begaj ka theksuar nevojën për forcimin e masave të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë së strukturave përkatëse, duke vendosur në plan të parë sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional i shërbejnë forcimit të masave për garantimin e sigurisë. “Jeta e çdo qytetari shqiptar është prioritet!”, kjo ka qenë kërkesa e Presidentit drejtuar të gjitha institucioneve.

Lini një Përgjigje