TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2026, 10:39

Përfundon mbledhja e Kryesisë, zgjedhje brenda PS-së në qershor; ja kur mblidhet Asambleja

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon mbledhja e Kryesisë, zgjedhje brenda PS-së në
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ketë të mërkure kryesinë e Partisë Socialiste në selinë rozë.

Ky takim u zhvillua në kuadër të procesit zgjedhor dhe organizimit të strukturave të partisë.

Lajmi u bë i ditur për mediat nga Blendi Klosi, sekretari i Partisë Socialiste.

“Në zbatim të statutit, do kërkohet një proces në të gjitha strukturat, me zgjedhjet e forumeve lokale. Proces që është bërë çdo 2 vite dhe është proces riforcimi”, u shpreh Blendi Klosi, sekretar i partisë, duke njoftuar se “procesi mund të kurorëzohet më 12 qershor”.

Klosi njoftoi gjithashtu se më datë 21 mars do të mbahet Asambleja e PS-së.

Kujtojmë se kreu i qeverisë e lajmëroi hapjen e fushatës për zgjedhje në Partinë Socialiste më 3 mars.

Procesi mund të zhvillohet në periudhën qershor-korrik, por ende nuk ka një datë të saktë.

Më herët, kreu i qeverisë u kërkoi socialistëve të nisin një dialog me bazën.

Në bashki të caktuara sipas tij, duhet fokus edhe më i qartë, një dialog që do konkludojë më pas edhe në zgjedhjet për strukturat e partisë.

përfundon mbledhja e kryesisë

Lini një Përgjigje