TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2026, 11:46

Nisma Rama-Vuçiç mbi integrimin në BE, PD kërkon seancë dëgjimore me kryeministrin

Shkruar nga Pamfleti
Nisma Rama-Vuçiç mbi integrimin në BE, PD kërkon
Rama-Vuçiç

Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Politikës së Jashtme kanë thirrur kryeministrin Edi Rama për të dhënë sqarime lidhur me një editorial të përbashkët të tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i cili trajton çështjen e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Editoriali, i publikuar në një media gjermane, propozon që vendet e rajonit të përfshihen gradualisht në tregun e përbashkët të Bashkimit Europian dhe në zonën Schengen, edhe pa qenë ende anëtare të plota të BE-së.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, kjo qasje bie në kundërshtim me rezolutat e miratuara më herët nga Kuvendi i Shqipërisë, të cilat theksojnë objektivin për anëtarësim të plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Në kërkesën drejtuar kryeministrit, demokratët shprehin gjithashtu shqetësimin për ndikimin që një propozim i tillë mund të ketë në procesin e integrimit europian, si dhe në interesat strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Nisma Rama-Vuçiç mbi integrimin në BE, PD kërkonNisma Rama-Vuçiç mbi integrimin në BE, PD kërkon

rama vucic integrimi ne be nisma pd

Lini një Përgjigje