Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka reaguar pas njoftimit se tenderi për portin e ri në Porto Romano është anuluar.
Sipas tij, kompania e vetme ofertuese është tërhequr nga tenderi.
Karakaçi në reagimin e tij përmendi edhe kërcënimet e kyeministrit Edi Rama, i cili u shpeh se disa palë po përpiqen të ndalojnë projektin 400 milionë euro.
“Është bërë edhe publikë që ka dalë në disa media, tërheqja e ofertuesit në këtë garë. Po, kemi një tërheqje të ofertuesit të vetëm, me një arsye krejtësisht ekonomike, duke qenë se për shkak të rritjes së kostove dhe efekteve të krizës. Kontraktori ka bërë një tërheqje, gjë të cilën Komisioni do vijojë me procedurën. Dua të rikujtoj faktin se edhe kryeministri u shpreh mbi projektin, e tha që ka aktorë që përpiqen ta frenojnë dhe ta sabotojnë.”, u shpreh ministri Enea Karakaçi, duke shtuar se “do ndërtohet një skenar tjetër”.
Kompania Archirodon, e cila ishte e vetmja që vijonte në garë në fazën përfundimtare të tenderit, nuk dorëzoi ofertën e saj financiare më 9 mars.
Tenderi me vlerë prej rreth 400 milionë eurosh synonte ndërtimin e portit të ri tregtar në zonën e Porto Romanos.
Më 30 korrik të 2024-ës u hap për herë të parë gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, por pas 20 muajsh, ende nuk ka një fitues.
Për këtë, kryeministrit Edi Rama tha se ka tentativat për ta penguar projektin nga xhelozitë, madje edhe kërcëoi duke thënë se ata që e pengojnë i kanë bër llogaritë gabim.
Lini një Përgjigje