
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama do të përdorë shumicën e mandateve në Kuvend për të penguar votimin për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha akuzoi kryeministrin se po përpiqet të mbrojë veten dhe qeverinë nga drejtësia, duke e cilësuar vendimin e pritshëm si një goditje ndaj pushtetit gjyqësor.
Sipas tij, kjo situatë mund të ketë pasoja edhe për rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.
“Mblidhemi një ditë para se kreu i organizatë kriminale Edi Rama të përdore mandatet e krimit të tij si bajoneta kundër çdo shqiptari. Mblidhemi në një kohë, kur për të mbrojtur lëkurën e tij, për të mbrojtur krimet që ke kryer, ai vendos t’i mbyll dyert drejtësisë shqiptare. Vendos de facto asgjësimin e pushtetit gjyqësor. Vendos mburojën e plotë të mazhorancës së krimit apo të mandateve të krimit për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve. Vendos në kuadrin e një skenari më të zi, skenarit të shkëputjes së Shqipërisë nga procesi i BE, pas përpjekjesh të jashtëzakonshme të bëra ndër vite për një ëndërr të shqiptarëve. Një ëndërr të rilindasve tanë. Tani del një haxhi Qamil një bandit, pa nder pa flamur, që vetëm pak muaj më parë bërtiste për pasaportën europiane, ndërsa tani u nxjerr pasaportën e Beogradit. Ky është një akt i rëndë”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje