TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 17:19

“Vendim absurd”, Kryemadhi reagon pas vendimit për Salianjin: Po goditet fjala a lirë për të mbrojtur krimin!

Shkruar nga Pamfleti

“Vendim absurd”, Kryemadhi reagon pas vendimit për Salianjin:

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi e ka quajtur absurd vendimin e gjykatës për të dënuar me 1 vit burg deputetin e PD-së, Ervin Salianjin.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi akuzoi se me qëllim për të mbrojtur stabilitetin kriminal në vend, po i shpallet luftë fjalës së lirë dhe denoncimeve për të zbardhur të vërtetën.

Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me llogjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti.

Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t'i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor.

Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci. Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime”, shkruan Kryemadhi!

Lini një Përgjigje