
Deputeti Agron Gjekmarkaj e ka cilësuar një ditë të zezë për demokracinë këtë të enjte, pas vendimit të Apelit për Ervin Salianjin.
Ai u dënua me formë të prerë me 1 vit burg, dhe tani humbet mandatin e deputetit, teksa preket dhe nga ligji i dekriminalizimit.
Postimi i Gjekmarkajt:
Pranga në duart e Opozitës!
Dënimi i Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Drejtuesit politik të Qarkut të Elbasanit, politikanit të spikatur, deputetit Ervin Salianji është akti i fundit politik i gatuar në kuzhinën e rilindjes dhe formalizuar nga gjykata sot. Dënimi, vjen në një kohë kur pushteti ka marrë revansh ndaj fjalës së lirë dhe frikës së humbjes së pushtetit.
Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë për demokracinë! PD nuk do të dorëzohet përballë këtij vendimi absurd.
Demokratët dhe qytetaret e këtij vendi duhet ta ndalin zhbërjen, ndalimin, asgjësimin e Opozitës! Pas politikanëve të Opozitës prangat tunden për ta. Duhet të bashkohemi fuqishëm, të ngrihemi fuqishëm , ti shtrijmë dorën njeri-tjetrit dhe ta ndalim revanshin e neodikatures!
Lini një Përgjigje