TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 15:28

Procedurat/ Salianji mbyll karrierën politike, i hiqet mandati dhe nuk garon dot në dy palë zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Procedurat/ Salianji mbyll karrierën politike, i hiqet mandati dhe nuk

Sipas ligjit, tani do të duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe i Imunitetit. Ai duhet të vendosë t'i heqë mandatin e deputetit Salinajit dhe pas kësaj ai shkon menjëherë në qeli....

Ervin Salianji duket se ka mbyllur karrierën politike. Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burg për skandalin “Babale” dhe tani ai do të duhet të shkojë në qeli.

Por cilat janë procedurat?

Sipas ligjit, tani do të duhet të mblidhet Këshilli i Mandateve dhe i Imunitetit. Ai duhet të vendosë t'i heqë mandatin e deputetit Salinajit dhe pas kësaj ai shkon menjëherë në qeli.

Arrestimi nuk ndodhi menjëherë pasi deputetët gëzojnë imunitet. Sapo Kuvendi të konstatojë pavlefshmërinë e madatit, policia duhet të zbatojë vendimin e Apelit dhe ta arrestojë Salianjin. Neni 71.1 i Kushtetutës përcakton se deputeti e humb mandatin e tij kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Por kjo do të thotë se në dy palë zgjedhje Ervin Salianji nuk mund të garojë dot. Ligji i Dekriminalizimit e ka përcaktuar qartë se nuk ka të drejtë të ketë asnjë funksion deri në momentin që të kryejë dënimin dhe të quhet i rehabilituar.

'"Për personat që parashikohen nga shkronja “ç”, e pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji,” ndalimi zgjat nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë, deri në momentin e rehabilitimit, sipas nenit 69 të Kodit Penal”, thuhet në ligjin e dekriminalizmit.

Por nëse shohim nenin 69 të Kodit Penal thuhet: "Quhen të rehabilituar ata që janë dënuar me burgim për një kohë nga gjashtë muaj gjer në pesë vjet dhe që gjatë pesë vjetëve nga dita e vuajtjes së dënimit nuk kanë kryer vepër tjetër penale””.

Pra Salianji, pasi të kryejë dënimin, nuk garon dot edhe për 5 vite të tjera, që do të thotë që nuk garon dot as në vitin 2029. 

Por sigurisht e gjitha mbetet në kushte e vendimit të Apelit, pasi Salianji pritet ta ankimojë në Gjykatën e Lartë dhe nëse ajo i jep të drejtë duke e nxjerrë të pafajshëm, nuk kanë vlerë parashaikimet në Ligjin e Dekriminalizimit.

Ndërkohë aktualisht me gjasë mandatin e tij mund ta marrë Andrea Mano i Korçës, i cili renditet pas tij në listën e kandidatëve. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje