Sot Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për dënimin e deputetit të PD-së Ervin Salianji me 1 vit burg për kallëzim të rremë.
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka tha tashmë u konfirmua se “jemi në diktaturë”. Sipas tij, Rama jep sot mesazhin se “ju kam në dorë dhe mos hapni gojën se do përfundoni në qeli”.
"Ne tashmë jemi në diktaturë dhe kjo u konfirmua sot. Vendimi është marrë me kohë për çështjen e Ervin Salianjit. Sot është dhënë një mesazh për të gjithë. Rama thotë mesazhin se “unë iu kam në dorë”, kontrollon drejtësinë, mos hapni gojën, se do përfundoni në qelitë e burgut. Ky është mesazhi i qartë për këdo nga ne.
Vëllai i Fatmir Xhafajt është në burg. E zëmë se e gjitha është false. Deputeti ka bërë denoncim publik dhe për këtë është dënuar me burg, edhe Apeli e ka konfirmuar. Ndërsa, ne kemi parë dhe kriminelë që Apeli ka qenë më i butë. Tashmë jemi në diktaturë. Fatmir Xhafaj duhet të ishte jashtë Parlamentit, por drejton Komision në Parlament për Reformën në Drejtësi dhe në sy të ndërkombëtarëve", tha Paloka për "News 24".
Lini një Përgjigje