TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 14:08

Ervin Salianji u dënua me burg, revoltohet Meta: Hakmarrje politike!

Shkruar nga Pamfleti
Ervin Salianji u dënua me burg, revoltohet Meta: Hakmarrje politike!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta komentoi vendimin e Gjykatës së Apelit për deputetin e PD-së, Ervin Salianji.

Meta e quajti këtë vendim si hakmarrje dhe përpjekje për t’i ndaluar Salianjit mundësimin e kandidimit për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Më tej ai tha se gjykatat e kanë të shkruar në ballë që marrin vendime partiake.

“Gjykatat e kanë në ballë që marrin vendim partiake. Politike dhe kjo është një hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, si pasojë e denoncimeve të forta që ai ka bërë ndaj trafikut të drogës. Është një përpjekje për t’i ndaluar mundësinë e kandidimit.

Nuk pritej ndonjë surprizë me këtë sistem kriminal drejtësie. Janë shumë pak akte të pavarura të gjykatave. Ato vendon s çfarë vendon prokuroria, SPAK”, tha Meta.

Lini një Përgjigje