TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 12:54

SHBA dhe Britania ‘mesazh’ Ramës përmes Spiropalit: Qeveria duhet të japë llogari, respektoni institucionet e pavarura

Shkruar nga Pamfleti
SHBA dhe Britania ‘mesazh’ Ramës përmes Spiropalit:
Takimi i Spiropalit me krerët e institucioneve të pavarura

Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe me drejtuesit e institucioneve të pavarura theksuan se llogaridhënia, transparenca e strukturave qeveritare dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura janë kushtet kryesore për anëtarësimin e vendit në BE.

Në fjalën e tij ambasadori britanik në Tiranë, Nick Abbott, theksoi nevojën e llogaridhënies dhe transparencës në mënyrë që institucionet e pavarura të ushtrojnë aktivitetin e tyre. 

Ai inkurajoi këto institucione për bashkëpunim më parlamentin për balancë në qeverisje dhe u bëri thirrje që të zbatojnë rekomandimet.

“Besojmë shumë në rolin e parlamentit që të drejtojë mekanizmat që këto mekanizma të mos bëjnë konfuz gjithë procesin, por të garantojnë që përfaqësimi e përfshirja e institucioneve të pavarura. Ka nevojë për llogaridhënie e transparencë. Ka rëndësi për institucionet e pavarura. Ju inkurajojmë ju, institucionet e pavarura si një mundësi që të ushtroni aktivitetin tuaj. Ka nevojë për bashkëpunim të fuqishëm mes institucioneve të pavarura me parlamentin që të krijohet balanca në qeverisje. Theksojmë nevojën që të ndiqni rekomandimet e brendshme për të përmirësuar qeverisjen, fuqizimin e institucioneve të pavarura. Është aspekt kyç i Shqipëri në harmoni me kërkesat e BE,  që do t’ju çojnë ju drejt integrimit. Llogaridhënia e strukturave qeveritare është shumë e rëndësishme për progresin e Shqipërisë”, tha ambasadorin britanik.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe zëvendës drejtuesja e komanduar e Misionit të SHBA, Kathryn Hammond,  e cila theksoi mbështetjen e SHBA për pavarësinë e institucioneve, duke forcuar llogaridhënien.

“Ambasada e SHBA është e angazhuar që të mbështesë shoqërinë civile, partitë e komunitetet e biznesit. Inkurojojmë përpjekjet e këtyre grupe që të jenë transparente e gjithëpërfshirëse në përputhje me Kushtetutën. Mbështesim përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit e pavarësisë së këtyre institucioneve. Duhet të forcojnë mbikëqyrjen dhe llogaridhënien dhe të veprojnë me integritet. Blinken e Rama diskutuan në shkurt sesi të garantojnë institucionet që të bëhen më llogaridhënëse. Mbështesim edhe përpjekjet e shoqërisë civile për demokraci më pjesëmarrëse”, tha përfaqësuesja amerikane.

Ajo gjithashtu inkurajoi shoqërinë civile të angzhohet në çështje të ndryshme në interest të qytetarëve shqiptarë duke nxitur llogaridhënien.

shba dhe britania ‘mesazh’ ramës përmes spiropalit

Lini një Përgjigje