TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 15:56

Pas grupit, PD mbledh Kryesinë, Bardhi: Vendim për Salianjin i paprecedentë, i shpallën luftë opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Pas grupit, PD mbledh Kryesinë, Bardhi: Vendim për Salianjin i

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit ku u la në fuqi dënimi me një vit burg nga Shkalla e Parë për deputetin Ervin Salianjin, PD njoftoi mbledhje urgjente në seli. 

Partia Demokratike ka bërë një njoftim të dytë, ku lajmëron se do të mbledhë me urgjencë Kryesinë. Në mbledhjen e Kryesisë në orën 20:00 do të diskutohet për lëvizjen e PD pas dënimit të Salianjit.

Ndërkohë, i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se deputetët demokratë e dënojnë me forcë vendimin politik të urdhëruar nga zyra e Edi Ramës për dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg, duke përdorur një trupë gjykuese të Apelit.

Bardhi tha se vendimi i sotëm nuk ishte kundër Salianjit, por kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar, ndërsa theksoi se Grupit të PD-së dhe opozitës, i është shpallur luftë.

Deputeti i PD Gazment Bardhi, u shpreh gjithashtu se kjo është drejtësi e fabrikuar dhe se gjyqtarët janë në konflikt të hapur interesi.

“Vendimi i sotëm nuk është kundër Salianjit, është kundër çdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar. Sot është kaluar vija e kuqe e demokracisë së brishtë me diktaturën. Kush e dha sot vendimin kundër Salianjit? Një gjyqtar që ka që përfaqësues politik në KQZ për PS.

Për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do ti mbyllin gojën opozitës. A mund të thotë sot një shqiptar pse nuk bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafës. Këta prokurorë dhe gjyqtarë, pse vëllai i një trafikanti droge nuk kalon në sitën e pasurisë për ligjin antimafia.

Kodi mafioz që Edi Rama vendosi sot kundër këtij vendimi, duke çuar në burg nënkryetarin e PD-së, është një shpallje lufte ndaj grupit tonë dhe opozitës në tërësi.

Nuk kemi vendim dënimi ndaj një individi, është përfaqësues ndaj qytetarëve. Beteja bëhet kundër mandatit të Salianjit. Nuk ka kryer korrupsion dhe as vrasje, por që ka bërë denoncime. Nuk janë të shumtë qytetarët që bëjnë denoncime dhe me këtë vendim Rama u dha mesazh çdo qytetari, se kush denoncon qeverinë prangat i ka ai në xhep.

Gjyqtarë në konflikt interesi. E patë çfarë ndodhi sot. Gjyqtarët hynë në sallë dhe thanë se na ka ardhur një provë e re nga Geron Xhafa dhe po shkojmë ta marrim. Kjo është drejtësi e fabrikuar.

Ku është kallëzimi i rremë i Salianjit. Geron Xhafa është dënuar me burg me vendim gjykate. Ku gënjeu Salianji në këtë mes?”, tha Bardhi.

Lini një Përgjigje