TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 16:12

Burg për Salianjin, reagon Noka: Drejtësia veproi për llogari të Ramës, goditje ndaj opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Burg për Salianjin, reagon Noka: Drejtësia veproi për llogari

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas dënimit me 1 vit burg të deputetit të PD Ervin Salianjit.

Ai tha se sot vendimin e ka dhënë vetë kryeministri Rama, teksa shtoi se drejtësia veproi për llogari të narkosektit. Noka shprehet se kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj opozitës.

“Sot vendimin për kolegun Ervin Salianji e dha vetë Edi Rama dhe aspak ligji.

Drejtësia sot veproi për llogari të narkosektit në qeveri. Kundërshtari politik u trajtua si armik njësoj si në kohën e etërve të Rilindjes.

Kjo qasje ndaj opozitës vijon të jetë moto për Ramën dhe narkoregjimin e tij. U dënua denoncuesi i krimit dhe i trafikut qeveritar, gjë që s’ndodh askund në shtetet e së drejtës.

Kjo nuk është thjesht e vetëm goditje e drejtpërdrejtë për PD, opozitën dhe opozitarizmin si e drejtë e shprehjes, por një goditje fatale për ligjin dhe shtetin ligjor”, shkruan Flamur Noka.

Lini një Përgjigje