TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2024, 13:55

Ujdia Rama -Berisha/ Nuk do hetohen projekti i Alabbar, çarteri, investitorët strategjikë dhe dosja Rama- McGonigal

Shkruar nga Pamfleti
Ujdia Rama -Berisha/ Nuk do hetohen projekti i Alabbar, çarteri,
Sali Berisha dhe Edi Rama /

Nuk është çudi, që së shpejti të dëgjojmë që vula e PD t’i jepet grupit “non grata”, ose që PS e Foltorja të bashkojnë votat në parlament; për të miratuar projekt-ligjin mafioz të propozuar nga Edi Rama, që pushteti të marrë zyrtarisht nën kontroll veprimtarinë e SPAK, Gjykatës së Posaçme, KLGJ, KLP, ILD, KLSH e institucioneve të tjera kushtetuese...

Në shprehjen: “Ku ka zë, nuk është pa gjë”, hyn edhe pazari i fshehtë Rama- Berisha, realizuar javën që shkoi, nëpërmjet kallauzëve Bledar Çuçi e Gazmend Bardhi, të cilët nuk po e mohojnë.

Por edhe nëse e mohojnë, efektet e pazarit janë shfaqur në disa qëndrime të dy palëve:

- Krye parlamentarja Lindita Nikolla, njohu Gazmend Bardhin si Kryetar të Grupit Parlamentar të PD, duke e ftuar në konferencën e kryetarëve; që do të thotë se njohu Foltoren si PD, ndërsa në takim ranë dakord për ndalimin e kaosit në parlament.

- Të takimin qeveritar të datës 9 mars 2024 në Shkodër, kryeministri Edi Rama ftoi dhe 6 krye bashkiakët e Foltores, ku u tha të dorëzojnë projektet e të marrin fonde; kur deri tani, thoshte se nuk do t’u jepte asnjë qindarkë bashkive të fituara nga “non grata” Sali Berisha.

- Pazari i fshehtë Rama- Berisha, është i dukshëm te deklarata e njëjtë që u bë nga Bledar Çuçi, Elisa Spiropali dhe Ermonela Felaj në seancën parlamentare të datës 7 mars 2024, se PS është gati të miratojë disa komisione hetimore parlamentare që ka kërkuar Foltorja.

Edhe ky pazar ashtu si ai i restorant “Krokodilit” në Strasburg; i deputetëve me lista, e ngjalave në Lalz, nuk është bërë për interesat e shqiptarëve dhe integrimit të vendit, por për interesat e Sali Berishës, Edi Ramës e Ilir Metës.

Nëse dhënia fund e kaosit në parlament, është kërkesë e ndërkombëtarëve; marrëveshja e fshehtë mes Ramës e Berishës, legjitimon grupin “Non- Grata” si palë politike  me PS, duke i bërë karshillëk SHBA-ve, BE e Britanissë së Madhe.

Ndërsa pikat e vetme me interes personal për Edi Ramën në këtë pazar skutash, janë dy:

- Dhënia fund e kaosit në parlament, të cilën ka nisur ta propagandojë si “paqe e arritur prej tij”.

- Foltorja me urdhër të Sali Berishës, ka hequr dorë nga kërkesa për disa komisione hetimore parlamentare, që kanë lidhje me aferat e Edi Ramës, bërë me klanet e tij mafioze brenda e jashtë qeverisë dhe Shqipërisë.

Sipas informacionit, Edi Rama e Sali Berisha, nëse nuk janë takuar bashkë ndonjë pasmesnatë, thuhet se kanë rënë dakord nëpërmjet kallauzëve Çuçi-Bardhi, që nga 8 komisione hetimore, të ngrihen vetëm 4 komisione hetimore që nuk kanë lidhje me aferat e rënda të Edi Ramës.

Foltorja do kërkojë e PS do miratojë, vetëm këto 4 komisione hetimore parlamentare: Dosja për çështjen e gjobës Becheti; për koncesionin e Butrintit; për daljen e dhënave të sistemit TIMS, dhe për dosjen e mandatit të deputetit të Olta Xhackës, ky i caktuar me afat 1 vit, kur pas 1 viti asaj i mbaron mandati e komisioni shfuqizohet, mbasi nuk mund të vazhdojë në legjislaturën tjetër edhe nëse Olta Xhaçka ri-zgjidhet deputete.

Ndërsa 4 komisionet hetimore, nga të cilët Foltorja ka hequr dorë me urdhër të kryetarit “non grata”, janë këto: Dosja për shpenzimet e Bablokut me avionin çarter; pallatet  e Alabbar në Durrës; resortet si “Investitor Strategjik” dhe dosja  skandalit “Rama- McGonigal”.

Nuk është çudi, që së shpejti të dëgjojmë që vula e PD t’i jepet grupit “non grata”, ose që PS e Foltorja të bashkojnë votat në parlament; për të miratuar projekt-ligjin mafioz të propozuar nga Edi Rama, që pushteti të marrë zyrtarisht nën kontroll veprimtarinë e SPAK, Gjykatës së Posaçme, KLGJ, KLP, ILD, KLSH e institucioneve të tjera kushtetuese./Pamfleti

ujdia rama berisha çarteri i bablokut investitorët strategjikë rama mcgonical

Lini një Përgjigje