TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2024, 13:49

Takimi i Ramës me kryebashkiakët e djathtë, Zaloshnja: Po negociohet për normalizimin në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Ramës me kryebashkiakët e djathtë, Zaloshnja: Po

Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Shkodër, me kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët, ku për herë të parë morën pjesë në mbledhje edhe 5 kryebashkiakë të Sali Berishës.

Ai tha se pjesëmarrja e tyre mund të analizohet në dy aspekte. Së pari, sipas tij mund të kenë marrë pjesë me leje të Berishës dhe kjo mund të jetë një shenjë e negociatave për normalizimin e jetës parlamentare.

“Ka dy interpretime, se dimë ca ka pas në kokë kur i ka ftuar. Një interpretim është që kjo vajtje e këtyre 5 kryebashkiakëve mund të jetë një shenjë për një marrëveshje në lidhje me zbutjen e klimës parlamentare me komisionet zgjedhore, që është më i rëndësishme. Mund te jetë kjo. Mund të jetë një indikacion”, tha Zaloshnja.

Së dyti, sipas Zaloshnjës mund të kenë marrë pjesë pa lejen e Berishës, pasi kërkojnë të thithin më shumë fonde për bashkitë e tyre.

“Është dhe interpretimi tjetër, që janë bashki shumë të vogla, s’kanë fuqi financiare. Janë të varura në 85% të buxhetit nga pagesat që bën buxheti i shtetit. Nga nevoja për të thithur ca fonde mund të kenë shkuar me kokë të tyre pa marrë leje nga Berisha. Nuk futemi dot në kokën e Ramës ca ka menduar, apo në kokën e 5 kryebashkiakëve ca menduan kur shkuan. Vetë fakti që Nikolla është takuar me krerët e grupeve dhe përfaqësues ka qenë Bardhi është tregues që diçka po diskutohet, po mendohet”, u shpreh Zaloshnja për "Report Tv".

Lini një Përgjigje