Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një mesazh të postuar në platformën “X”, Presidenti Begaj u shpreh se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Urime për fitoren në zgjedhje! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, shprehet Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në mesazhin e urimit.
Congratulations on your election victory, @realDonaldTrump!
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 6, 2024
Albania cherishes our longstanding friendship and strategic partnership, and I look forward to strengthen further this bond of cooperation.
????????????????
Lini një Përgjigje