TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2024, 08:41

PD në delir nga fitorja e Trump: Ky është rikthim i jashtëzakonshëm, kështu do fitojmë edhe ne në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
PD në delir nga fitorja e Trump: Ky është rikthim i
Belind Këlliçi dhe Trump

Belind Këlliçi është shfaqur entuziast pas fitores së Donald Trump.

"Ky është rikthimi më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave.

Donald Trump sot shkroi historinë e politikës botërore me rikthimin e tij kundër të gjitha parashikimeve!

Fitorja e Presidentit Donald Trump dhe kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, është një lajm i mirë për qytetarët amerikanë, për botën perëndimore, për ne shqiptarët dhe për të gjithë globin!

Dita e sotme është po ashtu një triumf i qytetarit amerikan që shfaqet tek liria e tij për të vendosur vetë, tek fuqia e tij për ta bërë ndryshimin, pavarësisht çfarë thotë propaganda, e çfarë kërkojnë elitat dhe establishmenti.

Qoftë kjo ditë dhe kjo fitore e Presidentit Trump, një ogur dhe shembull konkret për rikthimin e fuqishëm të PD aty ku i takon, në krye të punëve të vendit", shkruan ai nga Michigani.

Lini një Përgjigje