TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2024, 22:36

Bylykbashi: Mosbindja civile në ekzekutim e sipër, por në të njëjtën kohë ne përgatitemi për zgjedhje

Shkruar nga Pamfleti

Bylykbashi: Mosbindja civile në ekzekutim e sipër, por në të

Nënkryetari i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, ka folur për situatën politike në vend dhe për angazhimet e opozitës në kuadër  të mosbindjes civile dhe kërkesat dhe aksionin opozitar për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sigurisht që është një moment i ri, jemi 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edhe sikur të mos dojë një parti politike, ky është një moment që të tërheq dhe të propulson drejt diçkaje që të gjithë e presim. Pra në prill - majin e vitit që vjen do të jenë zgjedhjet parlamentare dhe asnjë parti politike nuk e ka luksin që ta shkëpusë, ta bej off, këtë pjesë dhe të thotë që unë do merrem me diçka tjetër. Vetë rrethanat prodhojnë një momentum të ri por edhe rrethanat ku është sot opozita, Partia Demokratike, përtej krejt vështirësive, ndryshimet dhe në raport me partnerët ndërkombëtarë, në raport me elementët që kanë ndryshuar, në raport me te shkuarën. Por mbi të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Shqipëri, qoftë në aspektin e asaj që është pozicionimi i opozitës tek mosbindja civile për të krijuar një presion i cili synon arritjen drejt zgjedhjeve të mira nëpërmjet një qeverie teknike. Pra këto janë po themi objektivat politike të vëne. Dhe kjo tani edhe në një fazë egzekutimi si skenar por nga ana tjetër objektivi mbetet gjithmonë përgaditja për zgjedhjet parlamentare. Pra vetë këto kombinohen bashkë në një trejektore që fokus ka fitoren në zgjedhje”, tha ai në “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje