
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka caktuar zyrtarisht drejtuesin e qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e 2025, drejtuesen për diasporën dhe drejtuesin politik për Kavajën dhe Rrogozhinën.
Kreu i PD Sali Berisha pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji të akuzuar për “kallëzim të rremë”, ka vendosur zëvendësimin e tij si drejtues qarku në Elbasan me deputetin Tomor Alizoti.
Gjithashtu Berisha ka rikthyer Jozefina Topallin në politikë, duke e vendosur koordinatore për diasporën.
Ndërsa për Kavajën e Rrogozhinë, përballë Elisa Spiropalit të Partisë Socialiste do të jetë kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja.

Lini një Përgjigje