
Kryeministri Edi Rama duket se ka “zënë mend” sa i takon zgjedhjeve në SHBA. Në vitin 2016 doli hapur kundër Trump, por më pas e hëngri “turpin me bukë”.
“Unë e kam thënë hapur atë që mendoj për Donald Trump dhe s’e kam fare problem ta përsëris. As këtu, as kudo që të jetë, as shqip, as anglisht që Donald Trump është kërcënim për Amerikën dhe nuk diskutohet që është edhe kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane”, shprehej kryeministri
Këtë herë Rama ka vendosur të mos komentojë, teksa duket se ka ndryshuar qëndrim për Trump. Gojët e liga thonë se kryeministri pret rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, pasi me demokratët nuk i ka dhe aq mirë punët. Po ashtu në lojë është edhe projekti për Sazanin.
“Unë nuk jam duke u mbështetur për askënd, por duke ditur se ajo fushatë elektorale e pafund dhe shumë përçarëse do të përfundojë më në fund, më ndihmon të marr frymë më lehtë”, tha kryeministri Rama në një intervistë për mediat italiane.
Lini një Përgjigje