
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pas muajsh trazira në Kuvend, ka vendosur ti kthehet jetës parlamentare.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka theksuar se do ketë përballje intensive me mazhorancën lidhur me pr.buxhetin.
Bardhi është shprehur se do te mbrojnë interesin e qytetarëve, duke konfirmuar se nga sot do të jenë brenda parlamentit.
Ai ka theksuar se Kuvendi do i kthehet normalitetit.
Në përfundim të mbledhjes, kryetari i grupit, Gazment Bardhi tha se aksioni opozitar do të vazhdojë, por theksoi se grupi i PD do të jetë në një përballje intensive me mazhorancën për të diskutuar dhe debatuar për buxhetin.
"Duke nisu nga sot do të jemi brenda Parlamentit. Deputetët do të jenë secili sipas Komisioneve për të bërë detyrën e tyre për ti shpjeguar shqiptarëve se çfarë buxheti ka sjellë Rama dhe kush janë pr5opozimet. Po patjetër, edhe ata që janë të përjashtuar.
Është vendimmarrje e Ramës për të nxjerrë nga Kuvendi opozitën ndaj ata që deri dje i bënin thirrje opozitës të jenë brenda Parlamentit, uroj shumë që të gjejnë guximin dhe ti bëjnë thirrje Edi Ramës të lejojnë opozitën e bendit, të bëjë detyrën e përgjegjësinë e vendit. Rama është frikacak, nuk e do opozitën në Kuvend.
Cilido që është këtu për t’i shërbyer interesit europian të Shqipërisë duhet tu thotë shqiptarëve të vërtetën. Do të jemi aty për të bërë detyrën tonë, qoftë brenda apo jashtë Komisioneve. Ne nuk kemi ikur ndonjëherë nga Parlamenti.
Deputetët e opozitës do të jenë në përballje në çdo front, brenda Parlamentit, në rrugë me qytetarët, nuk nënkupton që duhet të ikim nga përballja në Kuvend.
Do t’i përgjigjemi sjelljes së kundërshtarit tonë politik, Grupi i PD-së do të reagojë. Detyra e secilit deputet është t’i prijë qytetarëve.
Nuk kemi penguar askënd të hyjë në Kuvend, ne jemi penguar. Përballja me Gardën ka qenë vendim i maxhorancës, kemi shkuar çdo të enjte për të marrë pjesën ë seanca. E kemi bërë atë gabim, nuk ka shans që ai gabim të përsëritet. Rama është frikacak që fshihet pas Elisës. Ai vendos të fshihet, të mos përballet", u shpreh Bardhi.
Lini një Përgjigje