TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2024, 21:47

PL e gjitha në sulm kundër SPAK: Na i kanë arrestuar pa të drejtë kryetarin

Shkruar nga Pamfleti

PL e gjitha në sulm kundër SPAK: Na i kanë arrestuar pa të

Besnik Jakaj sekretari për diasporën në Partinë e Lirisë ka folur për arrestimin e Ilir Metës.

Në “Noë me Erla Mëhillin” ai tha se presidenti i Partisë së Lirisë, Meta i ka sqaruar publikisht akuzat e hedhura nga SPAK.

Jakaj tha se është tërësisht i shqetësuar jo vetëm si përfaqësues i Partisë së lirisë, por edhe si qytetar për arrestimin nën imunitet të ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ndërsa hodhi edhe akuza se hetimet e SPAK, janë sipas tij “fletë-rrufe” të pabazuara kundër ish-presidentit.

Ish-presidenti i republikës, e ka shteruar në sqarimet e tij publikisht çfarë ka paçavurja e Prokurorisë Speciale në dosjen e Presidentit të Lirisë. Ka ish kryeministra dhe ish-presidentë të tjerë të akuzuar, për shembull Trump ka mbi 40 akuza, por nuk është në arrest me burg, por është në një garë politike. Ndaj për Partinë e Lirisë, për qytetarët shqiptar të lirë e të pakapur, Presidenti i Partisë Së Lirisë, është i burgosur politik, pa prova e fakte.

Një nga akuzat qesharake në atë fletë-rrufenë e SPAK-ut, është që është lobuar për një ligj, në kohën kur zoti Meta ishte kryetar Kuvendi, votat i ka Rama dhe për këtë akuzohet Meta”, tha Jakaj.

Lini një Përgjigje