TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2024, 22:11

“Është një piramidë që shqiptarët do e shembin përfundimisht”, Lapaj i përgjigjet Ramës: Ta harrojë se merr 90 mandate

Shkruar nga Pamfleti

“Është një piramidë që shqiptarët do e

Adriatik Lapaj tha se Kryeministri Edi Rama jo vetëm që nuk do të marrë 90 mandate, por do të marrë një ndëshkim që askujt nuk i vete në mendje.

Në emisionin “Open” në Neës24, Lapaj tha se nëse Rama merr 90 mandate, atëherë ai do të vendosë që shqiptarët të rrinë me kokën poshtë e këmbët lart.

Pse çfarë u bë këtu deti kos? Pse çfarë është ai Zoti që thotë do të marr 90 dhe t’i marrë. Nëse ai merr kaq mandate duke vjedhur zgjedhjet, atë do e arrestojnë në zyrë, do vejë në burg”, tha Lapaj.

Ai shtoi se 80% e ekipit me të cilën erdhi në pushtet, Edi Rama i ka në burg ose kandidatë për burg.

Ai është Sude, është një piramidë që shqiptarët do e shembin përfundimisht”, tha Lapaj.

Reagimet e kreut të “Shqipëria Bëhet” vijnë në një kohë kur Kryeministri Edi Rama gjatë takimeve me pensionistët i ka cilësuar partitë e reja si Sudet, që bëjnë premtime që nuk mbahen lidhur me rritjen e pensioneve.

Lini një Përgjigje