
Në fillim të muajit qershor 2022 e në fund të muajit shtator 2023, oligarku Bashkim Ulaj është thirrur nga BKH e SPAK, ku është pyetur për lidhjet në interesa me Sali Berishën dhe përfitimet nga këto ligje të personalizuara, me të cilat mori 195 hektarë tokë falas e pa taksa shfrytëzimi për 99 vite…
Prej 10 muajsh në “Arrest shtëpie” për korrupsion e shpërdorim detyre, ish-kryeministri Sali Berisha po mohon akuzat e SPAK-ut, duke thënë se nuk ka sajuar e nuk ka miratuar asnjë vendim përfitimi të personalizuar për dhëndrin e për asnjë biznesmen.
Por sipas një prove zyrtare të shtuar në dosjen hetimore, që SPAK do ta përdorë në procesin gjyqësor, rezulton se i pandehuri Sali Berisha në emër të qeverisë me firmën e tij si kryeministër, në dhjetor 2007 ka sajuar, hartuar, paraqitur e miratuar në Parlament, dy ligje klinteliste të personalizuara për oligarkun Bashkim Ulaj.
Në datën 17 dhjetor 2007, Sali Berisha ka miratuar Ligjin nr. 9846, me objekt: “Heqjen nga fondi pyjor kombëtar, të parcelave në ekonominë pyjore Krastë-Krujë, që do të përdoren për ndërtimin e fabrikës së çimentos e për karriera nga kompania “Gener 2 Sh.p.k”

Po në këtë datë, Sali Berisha ka miratuar Ligjin nr. 9847, me objekt: “Miratimin e Marrëveshjes minerare të shfrytëzimit, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë e Energjetikës dhe kompanisë “Gener 2 Sh.p.k”, për ndryshimin e destinacionit nga tokë bujqësore në tokë për shfrytëzim minerar”.

E dinë gjithë shqiptarët, Policia, Anti-mafia, Anti-droga, SPAK, EUROJUST e FBI, se kompania “Gener 2 Sh.p.k” është në pronësi të oligarkut mafioz Bashkim Ulaj; ndërsa për të, e dinë që ka qenë dhe është financues i familjes “Berisha” e prej 13 vitesh i familjes “Rama”.
Me Ligjin nr. 9846, ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhuruar sponsorit të tij Bashkim Ulaj, sipërfaqen 195 hektarë park pyjor kodrinor e tokë bujqësore pronë shteti në Fushë-Krujë, sikur ta kishte pasurinë e babës.
Sipas dokumentit zyrtar, 11.67 hektarë ia dhuroi për ndërtimin e fabrikës së çimentos dhe fabrikës së tullave; 128 hektarë për nxjerrje guri gëlqeror lëndë të parë për çimenton; 55.78 hektarë për nxjerrje argjilë lëndë të parë për prodhimin e tullave, sipërfaqe që ndodhen në zonën e Fushë-Krujës.
Në këtë sipërfaqe 195 hektarë që i dhuroi Sali Berisha, oligarku Bashkim Ulaj po bënë biznes pa taksa prej 17 vitesh, duke furnizuar me lëndë të parë fabrikën çimentos që ka ndërtuar me libianet e kinezët dhe furnimimin me argjilë të fabrikës së tullave “MILIS BRICK” në pronësi të Shpëtim Shijakut e Zef Shtjefnit.
Në ligj, thuhet se kompania “Gener 2”, çdo 5 vite është e detyruar të pyllëzojë sipërfaqen e shfrytëzuar me shpenzimet e veta, por prej 17 vitesh ka rrafshuar kodrat e ka krijuar gropa të mëdha në tokat e shtetit, pa mbjedlë asnjë fidan.

Kujtojmë, se në fillim të muajit qershor 2022 e në fund të muajit shtator 2023, oligarku Bashkim Ulaj është thirrur nga BKH e SPAK, ku është pyetur për lidhjet në interesa me Sali Berishën dhe përfitimet nga këto 2 ligje të personalizuara, me të cilat mori 195 hektarë tokë falas e pa taksa shfrytëzimi për 99 vite. /Pamfleti
Lini një Përgjigje