TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2024, 13:01

“Opozita të bëjë punën nga brenda Kuvendit”/ Bardhi sulmon ambasadorin e BE: Gjej guximin e thuaji Ramës të bëjë detyrën!

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita të bëjë punën nga brenda Kuvendit”/

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka sulmuar ambasadorin e BE Silvio Gonzato.

Në seancën e shkuar plenare, në kohën që i dorëzoi progres-raportin e BE kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali ndërsa opozita protestonte jashtë godinës, Gonzato u shpreh se PD duhet të bënte punën brenda Parlamentit.

Ndërkohë, Bardhi i ka bërë thirrje zyrtarit të BE, që ashtu siç gjeti guximin t’i drejtojë këtë kërkesë opozitës, në njëjtën mënyrë të veprojë edhe me kryeministrin Rama.

“Gjej rastin të bëj publike sepse është deklaruar se deputetët e opozitës duhet të bëjnë punën brenda Kuvendit, deklarata qesharake, ne nga nesër do të jemi në Kuvend. Ata që deri dje na bënin thirrje të jemi në kuvend, të gjejnë guximin ti bëjnë thirrje Ramës të bëjë detyrën”, tha Bardhi.

Lini një Përgjigje