TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2024, 15:01

Shtyhet për në 2025 rivlerësimi i pasurive të paluejtshme, Malaj: Po caktohen çmime të reja reference 

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet për në 2025 rivlerësimi i pasurive të paluejtshme,

Ministria e Financave ka vendosur të shtyjë për në vitin 2025 miratimin e ligjit që lejon rivlerësimin e pronave me një tatim më të ulët.

Teksa pritej që rivlerësimi i pasurive të paluajtshme të hynte në fuqi në shtator siç u paralajmërua, ministri i financave në komisionin e veprimtarisë prodhuese tha se reforma e caktimit të referencave të pronave në të gjithë vendin nuk ka përfunduar ende.

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme do të bëhet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja”, tha ministri i financave Malaj.

Nëse një pronë shitet sot do të paguhet 15% tatim për diferencën midis vlerës së regjistruar të pronës dhe vlerës me të cilën është shitur kurse me rivlerësimin tatimi do të jetë më I ulët. Më herët kryeministri Rama u shpreh për një tatim prej 5% por shifra përfundimtare ende nuk është vendosur.

 

Lini një Përgjigje