TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2024, 15:58

“Mos mbroni ata që kanë halle personale”, Shehi thirrje deputetëve të PD: Hajdeni në Parlament, t’u japim shqiptarëve një profil qeverisës!

Shkruar nga Pamfleti

“Mos mbroni ata që kanë halle personale”, Shehi thirrje

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ka bërë thirrje deputetëve të PD-së që të heqin dorë nga kaosi dhe të rikthehen në Kuvend.

Në një intervistë për “BalkanWeb”, Shehi i berri thirrje opozitës që në vend të dhunës të ulen dhe t’i japë shqiptarëve një alternativë të besueshme, që mund të rrëzojë Ramën.

“I bëj thirrje opozitës, a kemi ndonjë alternativë ne, a jemi të zotë për të prodhuar një profil shtet formues, një profil qeverisës për të ardhmen e shqiptarëve që të thonë ore na ka mërzitur ky Edi Rama, paska dhe ca të tjerë. Ky është funksioni i opozitës, jo me mbrojt ata që kanë hallin e vet. Prandaj i ftoj të vijnë në parlament dhe t’i vëmë një lloj kapaku kësaj historie. Nuk i pengon njeri as për të bërë demonstratë, as për protestë, as për mosbindje civile, që unë për të qenë i sinqertë nuk e shoh.

Hajde ta rikthejmë mënyrën për të bërë opozitë atje ku duhet të jetë me qëllimin për të rrëzuar Edi Ramën, jo njeri-tjetrin”, tha Shehi.

Lini një Përgjigje