
Historiania Elena Kocaqi kaq komentuar takimin e fundit të kryeministrit Rama me emigrantët. Nga Selaniku, Rama nuk la pa përmendur dhe pretendimet ‘Vorio epirote’.
Sipas historianes, fjalimet nacionaliste të Ramës janë në kuadër të fushatës për mbledhje votash. Ajo shton se po harxhon shumë para dhe këto fonde dalin nga diku.
“Fjalime në kuadër të fushatës. Dihet sa delikate është situata me daljen e partive të reja. I kanë vendosur në pozitë si opozitën dhe mazhorancën. Kryeministri po harxhon shumë para me këto. Këto fonde nga diku dalin. Vorio Epiri nuk ekziston në kuptimin që thotë Greqia. Duhet ta kishte klasa politike, jo tani për fushatë elektorale. Kjo duhet thënë gjithmonë, jo vetëm për fushatë elektorale. Nuk thuhet kjo për të marrë pushtetin dhe për vota”, u shpreh Kocaqi.
Sipas saj, ka ende qarqe në Greqi që i fryjnë politikave ekspansioniste.
Lini një Përgjigje