TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2024, 19:45

Berisha sulmon gazetarët nga dritarja e banesës: Gënjejnë për të mbuluar vjedhjet e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha sulmon gazetarët nga dritarja e banesës: Gënjejnë

Ish-kryeministri Berisha ka sulmuar sot mediat nga dritarja e banesës. Kjo nuk është hera e parë që Berisha sulmon gazetarët, kujtojmë herën e fundit kur Berisha kërcënoi gazetarët për raportimet mbi aktakuzën e SPAK ndaj tij.

“Do t’i konsideroj si pjesë të një strukture kriminale”, tha asokohe Berisha pas publikimeve të detajeve nga dosja e SPAK.

Sipas Berishës, 90% e mediave i thurin lavde narkodiktatorit dhe censurojnë rrënimin dhe braktisjen e Shqipërisë. Berisha shprehet se televizionet pro qeveritare i kushtojnë programe specifike dezinformimit të shqiptarëve.

Kreut të PD-së nuk i ka dalë akoma inati me takimin e kryeministrit në Selanik, i cili shprehet se televizionet i dedikojnë orë të tëra emision dhe ritransmetojnë takimet me administratën e tij jashtë shtetit dhe disa emigrantë.

Ai ka sulmuar gazetarët duke thënë se gënjejnë për të mbuluar vjedhjet e mazhorancës.

“Shqipëria nën diktaturën e drogës, krimit dhe vjedhjes së qytetarëve shqiptarë është Shqipëria e censurës monstruoze, e vellos së zezë të censurës monstruoze, që mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë vendosur mbi shqiptarët.

Sot këto media shndërruar në altoparlamente të diktaturës, në 90% të të gjitha lajmeve, në 90% të të gjitha programeve, i thurin lavde narkodiktatorit, i thurin lavde diktaturës, censurojnë në amoralitet të plotë vjedhjen e tmerrshme që ju shqiptarëve, qeveritarët e sotëm.

Censurojnë gjendjen dramatike të shqiptarëve në spitale. Censurojnë rrënimin katastrofal të cilësisë së mësimit.

Ndërkohë që japin orë të tëra dhe ritransmetojnë takimet Edi Ramës me administratën e tij jashtë shtetit, dhe disa emigrantë.

Ata censurojnë boshatisjen e Shqipërisë. Censurojnë dëbimin e shqiptarëve nga varfëria, mjerimi, pasiguria dhe mungesa e drejtësisë.

Një krim i tmerrshëm po kryhet ndaj shqiptarëve në fushën e informacionit. Në një kohë kur valët janë pronë publike e qytetarëve, mediat e kontrolluara nga qeveria i përdorin ato për të mashtruar qytetarët.

I përdorin ato për të përhapur mashtrimet e Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Nuk sheh ndonjë vend tjetër ku qeveritarët, zyrtarët të zëvendësojnë gazetarët, gazetarët dhe kronikat e tyre, vetëm e vetëm se ato duan me çdo kusht të gënjejnë, të gënjejnë të mbulojnë vjedhjet e tyre”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje