
“Ne bëmë histori sonte”, tha Donald Trump në fjalimin e tij të parë pas fitimit të presidencës amerikane. Ai foli për një "epokë të artë të SHBA".
Donald Trump është rizgjedhur President i SHBA-ve me republikanin që ka thyer rekordin duke rrëzuar çdo parashikim të sondazheve dhe mediave amerikane.
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e nisi fjalimin duke falënderuar mbështetësit e tij e duke thënë se “do ta ndihmojë vendin të shërohet” dhe se tani 'do të jetojmë epokën e artë të SHBA-së'.
“Faleminderit të gjithëve, kjo është e mrekullueshme. Kjo është një lëvizje që askush nuk e ka parë më parë. Kjo është lëvizja më e madhe politike e të gjitha kohërave. Nuk ka pasur kurrë një lëvizje si kjo në Amerikë. Dhe tani do të arrijë një nivel të ri. Ne do të shërojmë Amerikën. Ne do të rregullojmë çdo gjë në vendin tonë për mbështetjen e tyre. Unë do të luftoj për ju, familjet tuaja, të ardhmen tuaj. Nuk do të ndalem derisa të sjellim një Amerikë të fortë dhe të begatë. Kjo do të jetë një epokë e artë për Amerikën. Ne do t’ju bëjmë krenarë dhe të lumtur. Unë dua që një ditë të shikoni prapa dhe të jeni krenarë që keni votuar për këtë grup njerëzish pas meje.”, tha Trump në fjalimin e parë pas fitores.
Me mbi 80% e votave, Trump ka korrur kështu një fitore spektakolare përballë Harris.
Sipas projeksionit të Fox News Donald Trump ka marrë 277 vota elektorale, kundrejt 226 të Kamala Harris.
Tashmë Trump ka fituar 3 shtetet kryesore: Pensilvania, Karolina e Veriut dhe rimori Xhorxhian të cilën e humbi në 2020. Republikanët janë në avantazh për të fituar edhe një shumicë në Senatin e SHBA-së, duke siguruar 51 vendet që u duhen. Ndërkohë, edhe Dhomën e Përfaqësuesve e kontrollojnë republikanët me një diferencë të ngushtë.
Partia Republikane ka fituar shumicën edhe në Senatin Amerikan pas zgjedhjeve të mbajtura të martën. Sipas projeksionit të CNN, republikanët kanë marrë 51 vende, duke siguruar dominimin në dhomën e lartë të Kongresit.
“Ka shumë dashuri në këtë dhomë. Partnerët e mi ndihmuan për ta bërë atë një udhëtim të mrekullueshëm. Ky grup njerëzish të mrekullueshëm. SHBA-ja na dha një mandat të papritur, për të kontrolluar edhe Senatin, uau”, tha Trump.
Ky është një tjetër zhgënjim për Partinë Demokratike, që shpresonte të mbante shumicën, madje edhe të fitonte një tjetër mandat, por nuk arritën t’i merrnin vendin Ted Cruz-it në Teksas.
Ndërkohë në Kongres, republikanët po përpiqen të ruajnë shumicën e fituar në vitin 2022, dhe deri tani kanë të sigurta 190 vende.
Lini një Përgjigje