TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 08:08

"Në rrugen drejt fitores së bukur", Orban feston për Trump 

Shkruar nga Pamfleti

"Në rrugen drejt fitores së bukur", Orban feston për

Kryeministri hungarez Viktor Orban, një mbështetës i flaktë i Trump, u shpreh i kënaqur me rezultatet e para të zgjedhjeve amerikane, ndërkohë që fitorja e kandidatit republikan është në horizont.

“Në rrugën drejt një fitoreje të bukur”, shkroi Orban në Facebook, duke e shoqëruar postimin me një foto të tijën përpara një ekrani televiziv që transmetonte numërimin e votave në SHBA.

Kryeministri nacionalist hungarez nuk e fsheh admirimin për mikun e tij Donald Trump, me të cilin u takua dy herë këtë vit.

zgjedhjet ne shba viktor orban donald trump

Lini një Përgjigje