Kandidatëve presidencialë u nevojiten të paktën 270 vota elektorale për të fituar presidencën.
Donald Trump po shkon drejt fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Kur janë numëruar mbi 125 milionë të votave, kandidati republikan Donald Trump kryeson me 248 vota, kundrejt 216 votave të knadidates demokrate Kamala Harris.
Kandidatëve presidencialë u nevojiten të paktën 270 vota elektorale për të fituar presidencën.
08: 10 Fox News: Trum fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA
Sipas Fox News, Donald Trump do të bëhet Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Trump ka mposhtur demokraten Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA për zgjedhjen e presidentit të ri.
Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, ka nisur edhe festa e republikanëve, ndërsa pritet fjalimi i fitores së Donald Trump.
Ndërkohë mediat amerikane raportojnë se Trump po përgatitet për të mbajtur fjalimin e tij të fitores, teksa u largua nga Mar-a-Lago gjatë rrugës për në qendrën e kongresit Palm Beach Beach, ku pritet t'u drejtohet mbështetësve të tij.
Epërsia e Trump kundër Harris
07: 55 Donald Trump po thyen me rekode të reja në garën presidenciale në SHBA.
Si rrallë herë republikani po kryeson me votë popullore, gjë që nuk kishte ndodhur në garën me Klinton, dhe po merr të gjitha shtetet që konsideroheshin si shtet kyçe.
Ai ka marrë Pensilvaninë dhe udhëheq në 4 shtetet e mbetura.
Miliona amerikanë shkuan në qendrat e votimit të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.
Sipas analistëve, rezultati përfundimtar ka të ngjarë të përcaktohet nga vota në shtate shtete, që cilësohen fushëbetejë.
Në Alaskë janë mbyllur vendvotime, ndërsa vazhdon ende numërimi në Filadelfia.
Sipas projeksioneve të CNN Trump ka fituar në Xhorxhian, kurse zëvendëspresidentja Kamala Harris do të fitojë në New Mexico.
Ndërkohë, republikanët kanë rifituar shumicën në Senat pas katër vitesh opozitë me 51 vota.
Shtetet ku ka fituar Trump
Trump ka fituar këto shtete deri më tani: Karolina e Veriut, Xhorxhia, Alabama, Arkansas, Florida, Indiana, Kentaki, Luiziana, Misuri, Misisipi, Montana, Dakota e Veriut, Ohajo, Oklahoma, Karolina e Jugut, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksas, Utah , West Virginia, Wyoming, Kansas, Idaho, Iowa dhe distrikti i tretë i kongresit në Nebraska.
Donald Trump ka fituar shtetet e luhatura të Xhorxhias dhe Karolinës së Veriut, të vetmet dy nga shtatë shtetet kyç. Trump ka 248 nga 270 votat e kolegjit elektoral të nevojshëm për të fituar, dhe Kamala Harris ka 210 vota të kolegjit elektoral. Zëvendëspresidenti tani nuk mund të fitojë zgjedhjet pa fituar shtetin e Pensilvanisë, në të cilin Trump mban kryesimin, me 90% të votave të numëruara.
Heshtje në kampin demokrat
Kamala Harris anullon fjalimin e saj!
Bashkëkryetari i fushatës së Kamala Harris, Cedric Richmond iu drejtua turmës së mbledhur për natën e zgjedhjeve në SHBA, (në orën 01:00 me orën lokale), duke thënë se zëvendëspresidentja nuk do të flasë sonte, detaj ky qëtregon një demoralizim në kampin demokrat.
“Kemi ende vota për të numëruar. Kemi ende shtete që nuk janë marrë rezultatet. Ne do të vazhdojmë, brenda natës, të luftojmë për të siguruar që çdo votë të numërohet, që çdo zë të dëgjohet. Kështu që ju nuk do të dëgjoni nga zëvendëspresidentja sonte një ffjalim, por do të dëgjoni nesër”, tha Richmond.
Lini një Përgjigje