Presidenti i ri i Amerikës mund të mos jetë zgjedhur ende, por rezultatet e deritanishme tregojnë për një rikthim të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Një nga aleatët e tij kryesorë, miliarderi Elon Musk, e ka shpallur herët fitoren e kandidatit republikan në Twitter me postime të vazhdueshme në Twitter, teksa duket se i shijon rezultatet.
Në postimin e tij më të fundit në Twitter, pronari i platformës postoi një meme që e tregon atë brenda Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë duke mbajtur një lavaman.
Let that sink in pic.twitter.com/XvYFtDrhRm
— Elon Musk (@elonmusk) November 6, 2024
Në një tjetër postim në Twitter, ai ka shkruar: “E ardhmja do të jetë e nxehtë” dhe postimin e ka shoqëruar me një foto të tij me Trump dhe Donald Trump.
Kujtojmë se Musk i dha më shumë se 130 milionë dollarë Trumpit dhe republikanëve të tjerë gjatë këtyre zgjedhjeve.
Donald Trump po shkon drejt fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Kur janë numëruar mbi 125 milionë të votave, kandidati republikan Donald Trump kryeson me 246 vota, kundrejt 187 votave të knadidates demokrate Kamala Harris.
Lini një Përgjigje