TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 07:06

Kryeson bindshën në garën për Shtëpinë e Bardhë, ku po e pret rezultatin Donald Trump 

Shkruar nga Pamfleti

Kryeson bindshën në garën për Shtëpinë e

Donald Trump është fotografuar me Elon Musk dhe Dana Ëhite, kreun e UFC, në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridas, ndërsa presin rezultatin e zgjedhjeve. 

Trump së bashku me rrethin e tij të ngushtë janë duke pritur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, ku ai është përballë demokrates Kamala Harris.

Trump deri më tani ka siguruar 246 vota elektorale dhe Harris 210, të dy në garë për të fituar 270 votat elektorale, që u sigurojnë vendin në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas mediave kryesore amerikane, ish-presidenti republikan mbizotëron, në Indiana, Kentucky, Wyoming Missouri, Kansas, Oklahoma, West Virginia, Florida, Alabama, Mississippi, Tennessee, Karolina Jugore dhe Veriore, Dakota Jugore dhe Veriore, Teksas , Luiziana, Arkansas dhe Ohio.

Nga ana tjetër, kandidatja demokrate mbizotëron në Oregon, Vermont, Nju Jork, Nju Xhersi, Massachusetts, Maryland, Illinois, Kolorado, Nju Meksiko dhe në kryeqytetin federal, Uashington.

Lini një Përgjigje