
Donald Trump kryeson me 232 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt 216 të Kamala Harris e cila është afruar ndjeshëm orët e fundit, sipas rezultateve paraprake.
Trump kryeson bindshëm në Florida, Georgia, Virginia, Ohajo dhe ka arritur të përmbysë shifrat në Texas.
Ndërsa Harris dominoi në fillim në dy prej shteteve që konsideroheshin vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan, mirëpo kur ishin numëruar rreth 60% e votave, Donald Trump arriti të kthejë shifrat në avantazhin e tij. Harris fitoi në shtete si California, Ilinois, New York, Colorado, Washington, New Jersey si dhe arriti të përmbysë Virginian kur po numëroheshin votat e fundit.
Miliona amerikanë votuan të martën e 5 nëntorit 2024, për të vendosur nëse zv/presidentja Kamala Harris ose ish-presidenti Donald Trump do të jetë “shefi” i ri i Shtëpisë së Bardhë. Kandidati që të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale duhet të sigurojë 270 vota elektorale.
7:24: ‘Muri blu’ , shpresa e madhe për Harris që të marrë Shtëpinë e Bardhë
Me fitoren e Donald Trump në Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia dhe me gjithsej 248 vota elektorale, shpresat e fundit për Kamala Harris përqendrohen në mbajtjen e "Murit Blu", me shtetet Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania.
Zëvendëspresidentja "nuk mund të përballojë të humbasë Pensilvaninë", është analiza e CNN. Trump aktualisht kryeson me 2.5% në shtet, duke vënë në dukje se si fitorja e Trump në Xhorxhia kufizon ndjeshëm “rrugën” e demokrates drejt Shtëpisë së Bardhë, ndërsa harta tregon një avantazh të qartë për manjatin.
6:50 Trump kryeson të gjitha shtetet kyçe
Donald Trump ka siguruar fitoren edhe në shtetin e Xhorxhias sipas CNN, një tjetër pikë e rëndësishme në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.
Pasi siguroi Karolinën e Veriut, Trump merr kështu edhe 16 votat e kolegjit që i përkasin Xhorxhias.
Sakaq, gara mbetet ende e hapur në shtetet e tjera të rëndësishme si Pensilvania, Michigan, Wisconsin, Arizona dhe Nevada.
02:25- Ja zonat ku udhëheqin Trump dhe Harris
Shtohet numri i shteteve ku po votohet. Si numër shtetesh dy kandidatët janë thuajse njësoj, por Trump po fiton në shtetet me më shumë mandate.

Zonat ku udhëheq Trump
1. Oklahoma
2. Teksas
3. Missouri
4. Florida
5. Alabama
6. Tennessee
7. Kentucky
8. Indiana
9. Virxhinia
10. Georgia
11. Karolina e Jugut
12. Maine
Zonat ku udhëheq Harris
1. Kansas
2. Ilinois
3. Michigan
4. Ohio
5. Karolina e Veriut
6. Virxhinia
7. Maryland
8. Pensilvania
9. NeëJersey
10. Konektikat
11. Massachusetts
12. Vermont
13. Neë Hampshire
02.00- Po numërohen votat në 21 shtete
Numërimi i votave po vijon në Indiana, Kentaki, Virxhinia, Vermont, New Hampshire, Karolina e Veriut, Florida, Karolina e Jugut, Xhorxhia, Ohio, Virxhinia Perëndimore, etj. Në 12 shtete kryeson Donald Trump dhe në 9 Kamala Harris.

01:37- Trump përpara në Florida dhe Virxhinia, Harris në New Hampshire
Donald Trump është përpara Kamala Harris gjithashtu në Florida dhe Virxhinia, pas zonave në Indiana dhe Kentaki. Këtë e raporton CNN, bazuar në votat e numëruara deri më tani.
Në Florida, me 30 vota elektorale, Trump kryeson me 53.2% krahasuar me 45.9% të rivales së tij. Në Virxhinia, e cila jep 13 vota elektorale, manjati është përpara me 58.5% krahasuar me 40.5% të Harris.
Kurse në New Hampshire zv/presidentja Harris kryeson me 70.8% dhe Trump me 29.2%.

01:28- Trump kryeson në Xhorxhia me 51%, Harris me 48.5%
Del edhe projeksioni i radhës për shtetin e katërt në radhë për publikim rezultatesh zgjedhore në SHBA.
Bëhet fjalë për Xhorxhian, një nga "shtetet e lëkundjes" vendimtare ku po luhen zgjedhjet, teksa projeksionet e CNN i japin Donald Trump epërsinë me 51% të votave, kundrejt 48.5% për Kamala Harris.
Numërimi në këtë shtet sapo ka nisur dhe priten rezultatet zyrtare dhe përfundimtare.
Lini një Përgjigje