TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 01:20

Publikohen Exit-Pollet e para të zgjedhjeve në SHBA, ja projeksionet sipas shteteve!

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen Exit-Pollet e para të zgjedhjeve në SHBA, ja projeksionet

Publikohen projeksionet e para të sondazheve. Në shumë zona ka përfunduar votimi dhe po dalin të dhënat e para. CNN ka nisur me publikimin e sondazheve sipas secilit shtet.

Sondazhet sipas zonave

Trump fiton Kentakin, Harris në Vermont

Ish-presidenti Donald Trump do të fitojë në Kentaki, sipas sondazhit të CNN.

Ka tetë vota elektorale në Kentaki. Duhen të paktën 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Kush fitoi në 2020: Trump mbajti shtetin dhe Presidenti Joe Biden fitoi zgjedhjet e përgjithshme.

Ndërsja Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të fitojë në Vermont, po sipas CNN. Janë tre vota elektorale në Vermont.

Trump fiton Indianën

Ish-presidenti Donald Trump do të fitojë në Indiana, sipas CNN.

Në Indiana janë 11 vota elektorale.

Trump fiton Virxhinian Perëndimore

Ish-presidenti Donald Trump do të fitojë në Virxhinian Perëndimore sipas projeksioneve. Ka katër vota elektorale në Virxhinia.

Harris fiton Maryland

Kamala Harris do të fitojë në Maryland sipas CNN. Ka 10 vota në Maryland.

Trump fiton Tenesin dhe Floridan

Në Florida janë 30 vota elektorale, në Tenesi 11 vota elektorale.

Trump fiton Misurin dhe Oklahoman

Ka 10 vota elektorale në Misuri, në Oklahoma shtatë vota elektorale.

Trump fiton Karolinën e Jugut dhe Arkansas

Ish-presidenti Donald Trump do të fitojë Karolinën e Jugut sipas CNN.

Ka nëntë vota elektorale në Karolinën e Jugut, dhe 6 në Arkansas.

Në përditësim...

Lini një Përgjigje