TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 00:35

Trump bëhet gati për festë, reagon Obama: Do të duhen disa ditë të mësojmë fituesin e zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Trump bëhet gati për festë, reagon Obama: Do të duhen disa

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve duke thënë se me shumë mundësi nuk do të publikohet sonte.

“U deshën disa ditë për të numëruar çdo fletë votimi në vitin 2020 dhe ka shumë të ngjarë që nuk do ta dimë rezultatin e zgjedhjeve as sonte”, tha ai.

Po ashtu kreu i operacionit të fushatës së Demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve ka folur për mediat pasditen e sotme dhe tha se mund të duhet një javë ose më shumë derisa të përcaktohet zyrtarisht rezultati përfundimtar - dhe për rrjedhojë, balanca e pushtetit.

 

Lini një Përgjigje