
Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani.
Tavolina e Vendimeve e Fox News ka projektuar se ish-presidenti Trump do të fitojë Pensilvaninë.
Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani. Ai tani është tre vota elektorale larg nga fitimi i presidencës.
Fushata e Harris e identifikoi Pensilvaninë si një nga tre shtetet e Rust Belt në “rrugën e saj më të qartë për 270 vota elektorale”.
Tashmë Trump ka fituar 2 shtete kryesore, duke rimarrë Xhorxhian (Georgia) të cilën e humbi në 2020. Gjithashtu është fitues edhe në Karolinën e Veriut duke zvogëluar mundësinë e fitores së Kamala Harris. Votimet vijojnë në shtetet kyçe.
Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën. Ish-presidenti kryeson në Pensilvani, Wisconsin, Michigan, Arizona dhe Nevada. Nënpresidentja Kamala Harris fiton në shtetet e Nju Meksikos dhe Virxhinas.
Lini një Përgjigje