TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Nëntor 2024, 07:22

Trump shkon në Palm Beach për të folur me mbështetësit! Harris nuk do mbajë fjalim sot

Shkruar nga Pamfleti

Trump shkon në Palm Beach për të folur me

Ish-presidenti Donald Trump u largua nga Mar-a-Lago, ku ndodhet rezidenca e tij, për në qendrën e kongresit, ku pritet t'u drejtohet mbështetësve të tij.

Mediat amerikane raportuan se "ka ende vota për t'u numëruar dhe shtete që nuk janë caktuar”. Kampi demokrat pret një ‘mur blu’ në vijim, edhe pse duket se Trump ndodhet vetëm 22 vota elektorale larg Shtëpisë së Bardhë.

Zv/presidentja Kamala Harris nuk do të flasë sot me mbështetësit gjë që tregon edhe zhgënjimin e saj. Burimet afër saj thanë se ajo do të dalë nesër me orën amerikane.

"Ka ende vota për t'u numëruar dhe shtete që nuk janë caktuar. Ju nuk do të dëgjoni nga zëvendëspresidentja sonte, do të dëgjoni nga ajo nesër, kur ajo të flasë me vendin." Këtë e tha bashkëkryetari i fushatës Kamala Harris, Cedrid Richmond.

Në Alaskë janë mbyllur vendvotime, ndërsa vazhdon ende numërimi në Filadelfia.

Sipas projeksioneve të CNN Trump ka fituar në Xhorxhia, kurse zëvendëspresidentja Kamala Harris do të fitojë në Neë Mexico.

Ndërkohë, republikanët kanë rifituar shumicën në Senat pas katër vitesh opozitë me 51 vota. 

 

zgjedhjet ne shba

Lini një Përgjigje