
Guvernatori republikan i Vermontit, Phil Scott ka thënë se ai ka votuar për Kamala Harris, duke argumentuar se ai duhej “të vendoste vendin mbi partinë”.
Scott hodhi votën e tij për kandidaten demokrate të martën (4 nëntor) në një zonë lokale votimi shkruajnë mediat e huaja.
Guvernatori i GOP tha se vota e tij për Harris nuk është një mbështetje, por më shumë një votë kundër Donald Trump.
“Unë e di se Donald Trump, nga këndvështrimi im, nuk ka aftësinë dhe as dëshirën për të bashkuar vendin tonë. A e ka Kamala Harris atë aftësi? As unë nuk e di, por e di që ajo dëshiron, dhe ajo do të përpiqet, dhe kjo është gjysma e betejës”, tha ai.
Guvernatori i Vermont ka qenë kritik ndaj kandidatit të Republikanëve dhe ka treguar gjatë gjithë këtij viti se ai nuk do të mbështeste fushatën e Trump.
Në mars, ai bëri fushatë për ish-rivalin primar republikan të Trump, ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Nikki Haley (R).
Lini një Përgjigje